Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon për zonat më të renduar pas vërshimeve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon për zonat më të renduar pas vërshimeve

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të ketë vërshime në disa komuna të Kosovës, gjë që ka shkaktuar edhe bllokim të rrugëve dhe depërtim të ujit nëpër disa shtëpi dhe banesa.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate ka treguar për situatën e vërshimeve në Kosovë, ku ka njoftuar se reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo njoftimin:

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat, duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalë prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.

Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit.

/Motilokal.com

Foto: Sefer Aliqkaj