IKSHPK: Mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme

IKSHPK: Mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postim në faqen e saj në Facebook, ka alarmuar për nivelin e lartë të ndotjes në Prishtinës, duke apeluar të qytetarët që të mos dalin pa ndonjë nevojë.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkërive e të zemrës”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Normat e regjistruara në mbrëmje e sotme kapin shifrën e 172 PM, duke e kategorizuar ajrin në të pashëndetshëm./Motilokal.com