Mëngjesin e sotëm gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar nga dëbora. Aktualisht në akset nacionale nuk ka probleme për kalimin e veturave.
Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në akset e rrugëve rurale si në Martanesh, Ostren, Trebisht, Zerqan si dhe ne disa fshatra të njësisë Fushë Bulqizë.
Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtueseve të automjeteve që lëvizin në rrugët rurale të përdorin zinxhirë, si dhe drejtuesve që transportojnë minatorët për tek galeritë e kromit.
Me vështirësi kalohet edhe në bypassin e rrugës së Arbrit në Qafë Murriz.
Reshjet kanë shkaktuar probleme në linjat e tensionit ku ka lënë pa energji disa fshatra të Gollobordës.
/Motilokal.com
