Kosova pati një javë jo të mirë klimatike, pasi shumë pjesë të vendit u përmbytën nga vërshimet ekstreme që nuk mbahen në mend.
Situata ditëve të fundit është përmirësuar dukshëm në disa pjesë, disa tjera ende vazhdojnë të jenë të përmbytura.
Një situatë e tillë meteorologjike pritet të ndodh sërish, pasi priten reshje shiu në fillim të javës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate se pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.
Lexo njoftimin e plotë:
Përmirësimi i kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike gjatë 2 ditëve të fundit, ka ndikuar pozitivisht në rënien graduale të niveleve dhe prurjeve të ujit, në rrjedhat lumore në tërë vendin
dhe tërheqjen graduale të ujërave, sidomos të zonave të prekura nga përmbytjet.
Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK-së, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), gjatë datës 24/01/2023, pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.
Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.
/Motilokal.com
Fotografia: Sefer Aliqkaj
