Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e borës me intensitet të ulët deri mesatar. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 12 °C.
Të martën pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët përgjatë zonave malore të vendit. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 12 °C.
E mërkura parashikohet me mot të vranët. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësinë mbi 600-700 metra në jug dhe juglindje reshje bore. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 13 °C.

/Motilokal.com
