Edhe kjo javë parashihet me vranësira e reshje shiu, ku më pas do të shoqërohen me reshje bore.
Moti sot pritet të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 7 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje shiu dhe mjegull nëpër ultësira. Temperaturat do të luhatën prej 3 në 5 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Në mbrëmje mundësi për reshje të lehta bore. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 4 °C.

/Motilokal.com
Foto; Gresa Berisha
