Mësoni se ç'mot parashihet të mbajë në Maqedoni

Mësoni se ç'mot parashihet të mbajë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira. Nga mëngjesi do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të dendura. Në viset malore do të ketë reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në viset lindore vranësira me reshje më të dendura, në male dhe vendet më të larta me reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 7 °C.

E mërkura do të jetë me mot kryesisht me vranësira, vende-vende me periudha të shkurtra me diell dhe reshje të dobëta shiu, në male dhe në vendet më të larta kryesisht në pjesët veriore me reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 6 °C.

/Motilokal.com