Reshje shiu e bore, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Reshje shiu e bore, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situatën e reshjeve të shiut dhe borës të cila kanë rënë gjatë natës në Shqipëri.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale”, thuhet në njoftim.

Sipas ARRSH-së kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të  aksesueshëm dendësia e dëborës mbi 1 metër.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com