Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: Priten reshje intensive shiu, mund të ketë vërshime të shpejta

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: Priten reshje intensive shiu, mund të ketë vërshime të shpejta

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka informuar se i gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në zonat malore në lartësitë 700 – 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.

Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5.85 m nga 7.5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8.4 m nga 8.7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4.7 m nga 8 m që është niveli kritik.

/Motilokal.com