Reshje rekord bore në Itali [Foto]

Reshje rekord bore në Itali [Foto]

Një sistem intensiv i presionit të ulët ka shpërndarë sasi të mëdha bore të freskët në pjesë të Italisë, me mbi një metër në vetëm disa orë.

Njerëzit në pjesë të Italisë u zgjuan në shtëpitë dhe veturat e tyre të varrosura në dëborë mes një periudhe të ftohtë, borë intensive dhe shiu të rrëmbyeshëm në të gjithë vendin.

Në rajonin e Abruzzo-s, mbi tre metra dëborë është grumbulluar dhe po vazhdon të bie.

Por nuk është vetëm Abruzzo që e ka parë kaq shumë borë. Më tej në veri në Emilia-Romagna, bora po bie me intensitet të lart, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të trafikut.

Këto rajone nuk kanë parë kurrë borë kaq të madhe në një periudhë kaq të shkurtër kohore, duke thyer rekorde për sasitë e reshjeve dyditore të borës.

Në Pennabilli, pranë San Marino në Rimini, 55 centimetra dëborë ranë.


Në lartësitë më të ulëta, temperaturat nuk ishin aq të ftohta për të mbështetur borën, kështu që reshjet ranë si shi.


/Motilokal.com