Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin në 90 centimetra

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin në 90 centimetra

Në Kodër të Diellit të Tetovës ka shtresë të borës prej 90 centimetra, në Mavrovë 21, ndërsa 11 në Krushevë, njoftoi DPHM.

Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 54 litra në metër katror, në Kumanovë 43, Tetovë 37, Manastir 31, Shkup 24 litra.

Temperaturë më të ulët prej -2 gradë sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit, -1 në Hanet e Mavrovës, në Shkup 7, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli dhe Demir Kapi me 8 gradë.

/Motilokal.com