Koreja e Jugut regjistron ditën më të ftohtë të sezonit me temperaturë -39 gradë Celsius

Koreja e Jugut regjistron ditën më të ftohtë të sezonit me temperaturë -39 gradë Celsius

Koreja e Jugut regjistroi ditën më të ftohtë të sezonit sot, me temperatura që ranë në -25,5 gradë Celsius në kryeqytetin Seul dhe -39,3 gradë Celsius në Cheorwon në veri të vendit, thanë mediat lokale.

Reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta u raportuan gjithashtu në disa zona të vendit, duke bërë që transportuesit ajrorë të anulojnë 466 fluturime të brendshme ndërsa njerëzit filluan të kthehen nga pushimi me rastin e Vitit të Ri Hënor, raportoi Yonhap News.

Sipas agjencisë, moti detyroi gjithashtu pezullimin e qindra anijeve të pasagjerëve në të gjithë vendin.

Agjencia shtetërore e motit (KMA) parashikoi gjithashtu temperatura të ulëta të mërkurën nga -9 gradë në -23.

Fotografitë e publikuara nga agjencia e motit tregojnë një stuhi në qytetin Jeju në ishullin më të madh të vendit dhe reshje të dendura bore në qytetin jugperëndimor Gwangju, të cilat shkaktuan ndërprerje të transportit për udhëtarët që ktheheshin në shtëpi pas festës katërditore të Vitit të Ri Hënor.

/Anadolu Agency/Motilokal.com