Njihuni me parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Njihuni me parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme situata meteorologjike në Shqipëri do të vijojë të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje. Në viset malore reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 12 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të vranët e reshje shiu. Në viset malore borë. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 12 °C.

/Motilokal.com


Foto: Artin Halili