7.5 milion turistë erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2022. Viti që lamë pas rezulton një ndër më të mbarë që pas pandemisë. Sipas të dhënave të Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.5 milion duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me vitin 2021.
Kjo tendencë ka bërë që operatorët turistikë në vend të marrin masa për të shtuar kapacitet për pritjen e turistëve. Por e njëjta tendencë është edhe qytetarët shqiptarë. Të dhënat tregojnë se personat që kanë udhëtuar jashtë në vitin 2022 është 5.8 milion duke u rritur 40,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Turistët e ardhur nga vendet e Evropës mbajnë peshën kryesore të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipëri. Spanja ka pasur numrin më të lartë të turistëve që kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë e ndjekur më pas nga Anglia.
Por një rritje të konsiderueshme të vizitorëve ka pasur edhe nga vendet e Ballkanit si Kosova apo Mali i Zi.
Turizmi patriotik duket se vijon të mbajë peshën kryesore pasi nga shifrat konstatohet se shqiptarët e Kosovës që vizituan Shqipërinë tejkaluan shifrën 3 milion.
Turistët e huaj përzgjedhin të udhëtojnë për në Shqipëri kryesisht nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’ pasi hyrjet në këtë pikë kanë pësuar një rritje të fortë me më shumë se 70%.
/Motilokal.com
