Trashësia e borës në rrugën Qaf Thorë-Theth shkon deri në 5 metra si pasojë e ortekëve

Trashësia e borës në rrugën Qaf Thorë-Theth shkon deri në 5 metra si pasojë e ortekëve

Gjurmët e rrugës automobilistike nga Qafa e Thorës për në pikën turistike të Thethit janë zhduku nga dëbora e cila në segmente të caktuara shkon deri në 5 metër.

Borëpastrueset kanë tentuar disa here që ta pastrojnë por ortekët e njëpasnjëshme nuk lejojnë avancimin.

Kjo është edhe pika fundore ku kanë shkuar borëpastrueset dhe nuk mund te vazhdohet me tej. Nga këtu e deri ne Theth duhen të paktën edhe 3 orë ne këmbe. Kjo ka paralizuar jo vetëm lëvizjen e banorëve por edhe turizmin në Theth.

Borëpastrueset punojmë vetëm gjatë pasdites pasi më herët, temperaturat favorizojnë shkëputjen e dëborës nga malet.

Katër vite me parë, kur qeveria prezantoi projektin e rrugës, banoret e Thethit e kundërshtuan ndërtimin e saj me tre tunele të vegjël pasi sipas tyre, zona ka ortekë të shumta dhe kërkuan 1 tunel te vetëm, 2 kilometër, qe do te shmangte dëborën dhe  bllokimin, por kërkesa e tyre nuk u dëgjua dhe këto janë rezultatet.

/Motilokal.com