Përmbytjet? Shtëpi lundruese zgjidhja e së ardhmes [Foto]

Përmbytjet? Shtëpi lundruese zgjidhja e së ardhmes [Foto]

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara rreth 20 milionë njerëz janë shpërngulur në vitin 2019 për shkak të katastrofave të lidhura me klimën, kjo për shkak të rritjes të nivelit të deteve.

Si duket kjo do të jetë një emergjencë reale në të cilën bota e dizajnit po përpiqet të përgjigjet ndaj këtyre ndryshimeve.

Dizajneri polak Wojciech Morsztyn ka projektuar shtëpi lundruese të cilën e ka quajtur ‘Komunitetet e tij oqeanike’ që do të kenë shtrirje në të gjitha qytetet bregdetare.

Ai shpjegon se në 10-15 vitet e ardhshme niveli i deteve mund të fshijë nga harta qytete të tëra.

‘Komuniteti im oqeanik’ do të krijojë njësi detare lundruese të cilat do të transformohen në hapësira banimi, u shpreh Morsztyn.

Falë këtij projekti Wojciech Morsztyn ka fituar një çmim prestigjioz të njohur në nivel botëror./Motilokal.com