Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolonjë. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë gjahu (çifte) dy kuaj të njërit prej agrobizneseve në zonë.
Pronarët e agroturizmit kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihet në qoftë se ngjarjen e kanë shkaktuar gjahtarë të zonës apo ka qenë e qëllimshme.

"Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme", shkruan agrobiznesi për ngjarjen në rrjetet sociale.

Nga agrobizenesi shprehen se ky biznes është zhvilluar me vite dhe më shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.

"Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme. Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë, por ne nuk dorëzohemi kurrë", treguan nga agrobizenesi.

"I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq t;'na bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik", thuhet në apelin e agrobiznesi Farma Sotira.
/Motilokal.com
