Mësoni se ç'mot parashihet të mbajë në Shqipëri

Mësoni se ç'mot parashihet të mbajë në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 9 °C.

Të martën pritet të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, priten reshje të dobëta shiu në lindje dhe jug të vendit. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 10 °C.

E mërkura parashikohet me mot të kthjellët e me diell. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e vona të mbrëmjes. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 9 °C.

/Motilokal.com