Re e rrallë shfaqet në qiellin e Skocisë

Re e rrallë shfaqet në qiellin e Skocisë

Në qiellin e Skocisë u shfaq një pamje e rrallë e reve të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes.

Këto janë retë më të larta në atmosferën tonë, ato formohen në kushte shumë të ftohta dhe me ngjyrat e tyre vezulluese shpesh quhen “Nëna Perlë”.

Një vëzhgues i motit i BBC tha “një re absolutisht fantastike Nakreouz u shfaq gjatë perëndimit të diellit sonte me disa pulëbardha që fluturojnë sipër. Çfarë pamje fantastike për t’u parë”.

Retë nakreouze formohen në kushte shumë të ftohta mbi rajonet polare dhe brenda stratosferës, rreth 19 km deri në 30 km të larta. Më lartë se retë tona normale.

Ato rrallë shfaqen në Britani për shkak të kushteve shumë të ftohta të motit.

E njohur si reja e perlave, kjo u pa në Aberdeenshire.

Herë pas here ajri polar i ftohtë, i bllokuar në një vend nga erërat e forta lart në atmosferë i quajtur vorbulla polare, dobësohet dhe lejon që ky ajër më i ftohtë të fundoset në jug të gjerësisë sonë.

Retë nakreouze shihen kryesisht disa orë në të dyja anët e perëndimit të diellit ose të lindjes së diellit dhe, duke qenë kaq të larta, ato ende ndriçohen nga rrezet e diellit, gjë që i bën ato të duken edhe më të ndritshme në mbrëmje.

E formuar në ajër që është rreth minus 80 gradë Celsius, rrezet e diellit që reflektojnë në kristalet e vogla të akullit në re i japin ngjyrat e perla kjo është edhe arsyeja pse ato quhen perla.

/Motilokal.com