Bjeshkët e Rugovës në stinën e vet më të mirë

Bjeshkët e Rugovës në stinën e vet më të mirë

Bjeshkët e Rugovës janë një nga zonat më të bukura dhe të paprekura natyrore në Kosovë, me shumë specie që jetojnë aty dhe shtigje të gjata për të eksploruara natyrën që ofrojnë panoramë të mrekullueshme.

Bjeshkët e Rugovës janë një ndër vendet më turistike në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse që është treguar vërtet bujare me këtë vend, e sidomos në kohën e dimrit, ku njerëzit dynden, duke organizuar shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj.

Rugova është një rajon malor që ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është rajoni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna dhe është e njohur edhe si Alpet Shqiptare. Më 2013 ajo u shpall si Park Kombëtar.

Dimri është stina që i ka dhënë hijeshinë bjeshkëve, me ngjyrën e bardhë, me pishat të pikturuara nga bora, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së mirë, e të gjitha këtu bashkë i ofrojnë Bjeshkët e Rugovës.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të realizuar nga fotografja Gresa Berisha.

Motilokal.com