Mot i ftohtë e reshje bore në Kosovë

Mot i ftohtë e reshje bore në Kosovë

Moti sot në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë, me vranësira e intervale me diell, herë pas here me fjolla bore. Ndërsa në zonat malore borë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -3 deri në 4 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell, parashihen reshje lokale shiu dhe bore. Në viset malore borë. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 0 deri në 7 °C.

/Motilokal.com