Shiu kthen shpresën në Australinë e shkatërruar nga zjarret

Shiu kthen shpresën në Australinë e shkatërruar nga zjarret

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë disa pjesë të Australisë lindore, e cila është e shkatërruar nga zjarret. Moti i lagësht i kësaj jave u ka dhënë zjarrfikësve të stërlodhur një ndihmë të madhe në luftën me flakët që janë ushqyer nga ndryshimet e klimës dhe thatësira në vend..

Zjarret kanë marrë 28 jetë njerëzish, kanë zhuritur hektarë të tërë pyje dhe kanë shkatërruar me mijëra shtëpi.

Pas muajsh moti në Australi ishte i qëndrueshëm dhe i nxehtë, kur gjatë të premtes u regjistruan reshjet të mëdha të shiut në afro një dekadë në disa zona pranë vatrave të zjarrit.

Kështu që autoritetet kishin qenë në pritje të shiut të kësaj jave duke shpresuar se do të ndihmonte në mbajtjen apo edhe shuarjen e disa zjarreve.

Shiu i rrëmbyeshëm pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës në Nju Sauth Uells, duke u zgjeruar madje edhe në zonat e zjarrit më në jug të vendit./Motilokal.com