Orteku godet resortin e skive në Himalaje

Orteku godet resortin e skive në Himalaje

Në pamje shiheshin sot momentet e tmerrit kur një ortek përfshin një resort skiatorësh në Himalaje në zonën indiane të Kashmir, duke vrarë dy skiatorë polakë e duke lënë 21 të mbuluar nga dëbora.

Pamjet e frikshme tregonin murin e dëborës që binte nga maja 5000 metra e lartë e malit Apharwat drejt grupit të skiatorëve, të cilët vraponin për të gjetur mbrojtje.

Një total prej 21 turistësh të huaj dhe dy guidat e tyre vendase nga Kashmiri u kapën nga orteku dhe u mbuluan nga dëbora, teksa bënin ski pranë resortit të Gulmarg, tha policia vendase.

Grupe shpëtimi të lartësive shkuan për ndihmë me skutera dëbore dhe rikuperuan trupat e dy skiatorëve polakë, tha zyrtari policisë Amod Nagpuri.

Policia shtonte se 19 turistë të huaj dhe dy guida të skiatorëve ishin shpëtuar, ndërsa trupat e dy viktimave u dërguan në spital.

Pamje video tregonin ortekun gjigant që vërshonte poshtë prej majës së malit ndërsa skiatorët u thërrisnin njëri-tjetrit për t’i njoftuar.

Teksa dëbora afrohet gjithnjë e më shumë, grupi shihet që nisin të vrapojnë para se pamjet të ndërpriten.

Në resortin Gulmarg mblidhen mijëra entuziastë deh skiatorë amatorë gjatë vitit dhe aktualisht është i mbuluar nga dëbora për reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Vargmali Pir Panjal në perëndim të Himalajeve është një destinacion i njohur skiatorësh, si indianë dhe të huaj.

Në një tjetër incident të rëndë, në vitin 2010, 17 ushtarë indianë u vranë nga një ortek në shkollën ushtarake të Gulmarg gjatë një stërvitjeje.

Ortekët e rrëshqitjet e dheut në Kashmir kanë shkaktuar disa herë vdekje mes ushtarakëve të Indisë e Pakistanit në zonën e militarizuar të ndarjes së Kashmir.

VIDEO

/Motilokal.com