Këto janë detet me ujin më të ftohtë në planet

Këto janë detet me ujin më të ftohtë në planet

Të gjithë ata që zgjohen herët për të shkuar në punë, këtë javë kanë përjetuar të ftohtin që ka pushtuar vendin. Tani, imagjinoni të laheni në ujëra me temperaturë të tillë.

Sipas rekordeve botërore Guinness, temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në ujin e detit ka arritur deri në -2.6 ºC. Ajo u regjistrua në maj 2010, nën një akullnajë në Antarktidë.

Por, si u krijua uji i lëngshëm nën 0ºC?

“Uji ultra i ftohtë si ky formohet kur rritet akulli i detit. Uji i përdorur për të formuar akullin nuk mund të përmbajë kripë në matricën e tij dhe për këtë arsye uji i kripur zhytet gjithnjë e më shumë poshtë akullit në formim. Ndërsa grumbullohet në fund të gropave në shtratin e detit, uji i kripur bëhet gjithnjë e më i ftohtë, pasi kripa e pengon atë të shndërrohet në akull”, shpjegon Rekordi Botëror Guinness.

Gjithsesi, duke qenë se ujërat në Antarktidë hyjnë në kategorinë e oqeanit, deti më i ftohtë në planet është Deti i Bardhë, i vendosur në veriperëndim të Rusisë, në një zonë shumë afër Finlandës.

Sipas portalit Sea Temperature, ky det arrin temperaturat minimale prej -1.2 ºC dhe regjistron një mesatare prej 0.3 ºC. Temperaturat maksimale të tij mezi i kalojnë 2.5 ºC dhe i njëjti portal e përkufizon sipërfaqen e tij si “të papërshtatshme për not”.

Detet e tjera që lagin Siberinë, si Barents, Kara, Láptev ose Deti Siberian Lindor, regjistrojnë temperatura minimale midis 0.3 ºC dhe -0.4ºC.

Në Evropë, një nga detet më të ftohtë është Baltiku, i cili lag brigjet e Finlandës, Suedisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rusisë, Polonisë, Gjermanisë dhe Danimarkës arrin temperaturën minimale 0.3 ºC, maksimale 5ºC dhe mesatare 3.1 ºC.

/Motilokal.com