Po vjen acari polar në Kosovë

Po vjen acari polar në Kosovë

Mbrëmë kanë filluar edhe reshjet e shumëpritura të borës, që parashihet të kemi edhe në ditët në vazhdim. Nga dita e diel pritet të nisin edhe ditët e ftohta polare ku termometri do të shënon temperatura deri -11 gradë Celsius në ultësira, ndërsa në zonat malore deri -20 gradë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me diell e vranësira kalimtare, në zonat malore fjolla bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 3 °C.

Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të ftohtë, me vranësira, reshje shiu të akullt dhe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 3 °C.

E diela parashihet të mbajë mot të acartë, vranësira e fjolla të lehta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -7 deri në -5 °C.

/Motilokal.com