Çfarë surpriza ka përgatitur moti në Maqedoninë e Veriut?

Çfarë surpriza ka përgatitur moti në Maqedoninë e Veriut?

Moti sot në Maqedoni do të jetë në mëngjes me borë të dobët, ndërsa ditën me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Nga fundi i ditës vranësira do të rritet dhe në orët e natës do të ketë reshje lokale kryesisht bore. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 8 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot pjesërisht të vranët me reshje lokale, kryesisht borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Era do të vazhdojë sidomos gjatë orëve të natës, e cila do të kalojë shpejtësinë 80 km/h. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 10 °C.

E diela pritet të mbajë mot të ftohtë dhe pjesërisht i vranët me periudha me diell, me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Në disa vende, sidomos në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të dobët bore. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej -3 deri në 0 °C.

/Motilokal.com