ARRSH njofton mbi gjendjen e rrugëve në zonat ku ka pasur reshje bore

ARRSH njofton mbi gjendjen e rrugëve në zonat ku ka pasur reshje bore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese qarkullimi kryhet pa probleme.

Sipas ARRSH-së të gjithë kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com