Fundjava për ski: Njihuni me motin për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Fundjava për ski: Njihuni me motin për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Prishtina është ngulfatur nga ajri i ndotur, mungesa e reshjeve atmosferike në pjesën më të madhe të Kosovës, ka bërë që të pasionuarit pas bjeshkëve fundjavën ta kalojnë në vend e bukura si Brezovica, Prevalla, Rugova, Brodi, Luboteni, Budakova dhe shumë vende të mrekullushme të vendit tonë, ku mund ta shijojnë ajrin e pastër, të provojnë skijimin apo një xhiro me teleferik.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht me re në mesditë do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -2 deri në 5 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të juglindjes.

Mëngjesi i së dielës do të mbajë mot të ftohtë pothuajse i kthjellët, ndërsa mesdita do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -6 deri në 0 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriut.

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Brezovicë do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 4 deri në 7 °C.

Ndërsa të dielën mëngjesi do të mbajë mot të ftohtë dhe pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 0 deri në 3 °C.

Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 7 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 2 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të lindje-verilindjes. /Motilokal.com