Sa kemi nevojë për vitaminë D gjatë dimrit?

Sa kemi nevojë për vitaminë D gjatë dimrit?

Gjatë periudhës së dimrit ka më pak diell dhe ndonjëherë mungesa e tij mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Çdo ditë kemi nevojë për së paku 400 njësi të vitaminës D. Kjo nuk paraqet problem gjatë verës kur jemi mjaftueshëm të ekspozuar ndaj diellit, mirëpo gjatë dimrit situata komplikohet.

Cilat ushqime janë të pasura me vitaminë D?

Peshku i yndyrshëm është i pasur me vitaminë D dhe për këtë arsye rekomandohet shumë në menynë ditore gjatë dimrit. Peshku ton dhe sardelet mund të jenë një mëngjes i mirë në kombinim me një nga sallatat. Nga ana tjetër, filetoja e tonit mund të jetë një darkë shumë e shijshme, me një anë perimesh të ziera në avull. Përveç këtij ushqimi, një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës D janë edhe kërpudhat. Mund t’i hani në mënyra të ndryshme, të pjekura në skarë, me vezë, si salcë për makarona ose si pjatë anësore me mish.

Për një kohë të gjatë, hulumtimet kanë treguar se tipari kryesor i vitaminës D është forcimi i kockave dhe sistemit skeletor. Megjithatë, pas vitit 1980, shkencëtarët zbuluan se vitamina D ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imunitetit, në qelizat e sistemit imunitar.

Pse na mungon kjo vitaminë në dimër?

Përgjigja është mjaft e thjeshtë, ne kalojmë më pak kohë jashtë. Pa marrë parasysh se sa kohë keni lënë mënjanë për të bërë ski dhe për të shijuar dëborën, sërish nuk e marrim sa duhet sepse jemi mbuluar me veshje dimërore, kapele, shalle dhe doreza.

Fytyra është e vetmja pjesë e ekspozuar e trupit

Doza ditore e rekomanduar e kësaj vitamine ndryshon sipas vendit, kështu që diapazoni varion nga 200 deri në 2000 IU. Ajo që është e rëndësishme është që të konsultoheni me mjekun tuaj, sepse dozat e tepërta të vitaminës D mund të jenë toksike. Në dimër ju duhet patjetër kjo vitaminë, mjafton të përcaktoni dozën që do të merrni.