Ulja e temperaturave disa gradë nën zero solli probleme në qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të qarkut të Dibrës.
Aksi kombëtar Bulqizë-Peshkopi pati prani të akullit në vendin e quajtur “Pishat”. Si pasojë lëvizja e automjeteve në këtë pjesë rruge u bë me vështirësi.
Situata për shoferët dhe banorët e kësaj zone është e tillë gjatë gjithë stinës së dimrit pasi nuk kriposet nga firma mirëmbajtëse. Ata thonë se kushdo që kalon në orët e para të ditës duhet të bëjë shumë kujdes nga ngrica në asfalt.
/Motilokal.com
