Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka pritur sot në një takim përfaqësues të United Nations Industrial Development Organization (UNIDO) dhe bashkëpunëtorë të tjerë ndërkombëtarë mbi projektet e ardhshme në fushën e mjedisit.
Ajo i informoi se, në ministri është krijuar një drejtori e posaçme për të çuar përpara vizionin dhe programin e përbashkët me Bashkimin Europian, që i kushtohet ripërdorimit, riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve.
“Me partnerët bëjmë gjithmonë punë të mira e të koordinuara! Kënaqësi të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit një përfaqësi nga UNIDO – United Nations Industrial Development Organization dhe bashkëpunëtorë të tjerë ndërkombëtarë mbi projektet e ardhshme në fushën e mjedisit, ku kryefjalë është ekonomia qarkulluese, për të cilën me ristrukturimin e ministrisë kemi krijuar një drejtori të posaçme për të çuar përpara vizionin dhe programin e përbashkët me Bashkimin Europian që i kushtohet ripërdorimit, riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve”, deklaroi Kumbaro.
/Motilokal.com
