Seria Samsung S23 më shumë pjesë të ricikluara

Seria Samsung S23 më shumë pjesë të ricikluara

Samsung ka lansuar telefonat e saj inteligjentë të gjeneratës Galaxy gjatë eventit të tij vjetor.

Ndërsa seria e re Galaxy 23 ndjek hapat e S22 të vitit të kaluar, Galaxy S23 Ultra, S23+ dhe S23 morën përditësime të vogla në dizajnin e tyre. Përndryshe, ato ruajnë të njëjtën pamje dhe funksionalitet si paraardhësit e tyre.

Në serinë S23 janë rritur standardet e teknologjisë premium, ndërkohë që përdoren materiale ricikluara ku përfshihen alumini, xhami, apo dhe plastikat e grumbulluara nga rrjetat e peshkimit në oqean.

Plastika është marrë nga rrjetat e përdorura të peshkimit, fuçitë e ujit dhe shishet. Ekrani i ri Gorilla Glass Victus 2 është gjithashtu i bërë nga materiale të ricikluara, ndërsa paketimi është bërë tërësisht nga letra e ricikluar.

Telefonat do të jenë në dispozicion më 17 shkurt dhe të tre modelet janë në dispozicion në të katër ngjyrat: Phantom Black, Lavender, Cream dhe Green. Kur blihet direkt nga Samsung, mund të zgjidhni nga katër ngjyra shtesë: Lime, Graphite, Sky Blue dhe Red.

Porositjet paraprake fillojnë nga tani dhe përfundojnë më 16 shkurt.

Në Evropë modeli S23 me 128 GB kushton 950 euro, derisa me hapësirë ruajtje 256 GB kushton 1,010 euro. Modeli Galaxy S23+ me hapësirë ruajtje 256 GB kushton 1,200 euro, derisa me hapësirë ruajtje 512 GB kushton 1,320 euro.

Modeli Galaxy S23 Ultra me hapësirë ruajtje 256 GB kushton 1,400 euro, modeli me hapësirë ruajtje 512 GB kushton 1,580 euro, derisa ai me hapësirë 1TB, 1,820 euro.

/Motilokal.com