Mehaj: Ushtarët e FSK-së të gatshëm për operacione në kushte ekstreme dimërore

Mehaj: Ushtarët e FSK-së të gatshëm për operacione në kushte ekstreme dimërore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në ortekë.

/Motilokal.com