Kjo është gjendja e ajrit në këto qytete të Kosovës

Kjo është gjendja e ajrit në këto qytete të Kosovës

Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka bërë që ajri në shumë qytete të Kosovës të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm.

Ajri i ndotur po vazhdon të helmoj edhe sonte qytetarët e Prishtinës por edhe disa qytetve tjera.

Sipas matjes së Ambasadës Amerikane ajri sonte në Prishtinë është 212 PM shumë i pashëndetshëm. Në Mitrovicë 174 PM i pashëndetshëm, Pejë 164 i pashëndetshëm, Gjilan 169 PM i pashëndetshëm dhe Prizren 159 PM i pashëndetshëm.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar lagjet e Prishtinës të cilat kanë ajrin e pashëndetshëm.

Lagjja Dodona 369 US AQI

Stacioni i trenit 292 US AQI

Ulpiana 288 IS AQI

Veternik 248 IS AQI

Rruga Gazmend Zajmi 235 IS AQI

Arbëria 181 US AQI

IKSHPK vazhdimisht ka bërë thirrje që reduktojmë daljet e panevojshme si dhe për personat të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ajrit të ndotur.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkërive e të zemrës”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Edhe vendet e rajonit janë të prekur nga ajri i ndotur si Tirana, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Beogradi.

Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes

1. Të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për aerosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.

3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

4. Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhan pirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se po që se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese./

/Motilokal.com