“Ti je më i fortë nga sa mendon.” Kjo është motoja e holandezit Wim Hof, i njohur ndryshe si “Njeriu i Akullit”.
Ai ka prezantuar një numër të madh personash të famshëm ose qytetarë të thjeshtë me metodën me anë të së cilës ai thotë se mund të kontrollojë sistemin imunitar dhe nervor.
Metoda e tij mund të mos jetë e provuar shkencërisht, por shumë personazhe të famshme, duke përfshirë Tom Cruise, Jim Carrey, David Beckham, Oprah Winfrey dhe Gwyneth Paltroë e ndjekin me fanatizëm, ndërsa jeta e tij do të shndërrohet në një film me protagonist Joseph Fiennes.
“Njeriu i Akullit” tregon se ka mësuar të kontrollojë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë arrin të përballojë temperaturat ekstreme.
“Nuk i druhem vdekjes, druhem vetëm nga mos bërja e një jete të plotë,” është një tjetër nga motot e tij.
Wim Hoff i ka siguruar vetes një vend në Librin e Rekordeve Guinness pasi qëndroi në një rezervuar akulli për më shumë se 112 minuta.
Kjo nuk është e vetmja arritje e tij. Në të kaluarën ai është ngjitur në malin Kilimanjaro me pantallona të shkurtra, ka vrapuar një gjysmë maratonë zbathur mbi Rrethin Arktik, ka notuar 66 metra nën akull dhe ka vrapuar në shkretëtirën Namib pa pirë asgjë.
Si nisi gjithçka
Marrëdhënia e Wim Hof me të ftohtin filloi në vitin 1976.
Në moshën 17-vjeçare, duke ecur në Amsterdam, ai ndjeu, siç pretendon ai, një dëshirë të çuditshme për të kërcyer në lumin e ngrirë.
Ai e bëri të vërtetë dëshirën e tij dhe ndjeu një qetësi të çuditshme shpirtërore, sikur të gjitha mendimet e tij ishin zhdukur.
“Njeriu i Akullit” më vonë përdori krioterapinë kur kishte nevojë për rehati.
Gruaja e tij u vetëvra dhe ai mbeti vetëm me katër fëmijë, duke mos ditur se si do t'ia dilte.
Ai nisi të zhytë trupin e tij në ujin e akullt, duke ndjerë lehtësimin psikologjik që kishte përjetuar kur ishte 17 vjeç në Amsterdam.
Metoda e Wim Hof
Pavarësisht asaj që ai pretendon, metoda e tij nuk ka dokumentacion shkencor.
Megjithatë, ai beson se forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin.
Në përgjithësi, metoda bazohet në tre shtylla.
E para ka të bëjë me frymëmarrjen, e dyta ka të bëjë me stërvitjen e sistemit vaskular, ndërsa rregulli i tretë ka të bëjë me të menduarit.
Wim Hof madje ka folur për përvojën e tij në akull. Nis me fazën e përshtatjes, një proces që zgjat rreth pesë minuta.
Më pas ai aktivizon sistemin e tij nervor me ndihmën e mendimeve dhe përpiqet të "neutralizojë ndikimin e të ftohtit" duke u fokusuar në ruajtjen e marrëdhënies midis trupit dhe mendjes.
“Sigurisht që në një moment ndjen sesi trupi befas rëndohet. Një ndjenjë e çuditshme, shumë e çuditshme fillon të të mbulojë. Ashtu si humbja e kontrollit. Pastaj ndalon”, ka treguar ai.
"Duke u kthyer atje ku filloi gjithçka. Atëherë isha vetëm. Tani për tani miliona po e bëjnë këtë. E mahnitshme! Unë nuk jam vetëm, jo ".
/Motilokal.com
