Ministrja Rizvanolli jep disa këshilla për kursim të energjisë elektrike

Ministrja Rizvanolli jep disa këshilla për kursim të energjisë elektrike

Ministria e Ekonomisë Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka apeluar për kursim të energjisë elektrikë gjatë motit të ftohtë.

Ajo ka rekomanduar që pajisjet e teknikës së bardhë të përdoren pas orës 24:00 kur energjia elektrike ka ngarkesë më të vogël, njofton Motilokal.

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike.

  • Shkyçni dritat e panevojshme
  • Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
  • Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
  • Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

/Motilokal.com