Acari 'mbërthen' Shqipërinë

Acari 'mbërthen' Shqipërinë

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të ndikohet nga masat ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura të ulëta në minus në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.

Sot parashikohet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i kthjellët e me diell.

Të martën pritet të jetë i ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

E mërkura parashikohet me mot të ftohtë, kthjellët e me diell.

/Motilokal.com