Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me mot të ftohtë, pjesërisht me vranësira në pjesët perëndimore dhe me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare në pjesën tjetër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë mbi 60 km/h.
Dita e martë do të mbajë mot shumë i ftohtë në mëngjes, me diell e vranësira mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.
E mërkura do të jetë me mot shumë të ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare.

/Motilokal.com
