Për aq sa është e mundur, është më mirë të qëndroni në shtëpi të mbrojtur nga i ftohti, duke siguruar ujë dhe produkte ushqimore që nuk kërkojnë gatim (në rast të ngrirjes së tubave ose ndërprerjes së energjisë elektrike).
Shtëpia duhet të ngrohet normalisht me ngrohësin qe dispononi.
Dalja jashtë, sidomos në mbrëmje, duhet të kufizohet në gjërat thelbësore. Kjo ka të bëjë veçanërisht me njerëzit më të cenueshëm, duke përfshirë foshnjat, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.
Udhëtimet e gjata me veturë duhet të jenë objekt i përgatitjes së veçantë. Automjeti duhet të jetë në gjendje të mirë dhe nuk duhet të harroni të merrni me vete rroba dhe mjete të ngrohta në rast imobilizimi të paparashikuar.
Cilat janë rreziqet për shëndetin në rast të te ftohtit?
Hipotermia dhe ngrirja
Nëse qëndrojmë të ekspozuar ndaj të ftohtit ekstrem për një kohë të gjatë, trupi ynë reagon dhe shëndeti ynë mund të kërcënohet nga sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me të ftohtin, si hipotermia ose ngrirja.
Temperatura e trupit zvogëlohet nëse dikush qëndron shumë gjatë i ekspozuar ndaj të ftohtit. Kur temperatura e trupit bie nën 35°C, është hipotermi. Të porsalindurit dhe të moshuarit janë veçanërisht të prekshëm.
Gjymtyrët e trupit tonë (gishtat e këmbëve, gishtat, veshët dhe fytyra) mund të bëhen të kuqe dhe të dhimbshme, pastaj gri dhe pa dhimbje. Ngrirja mund të çojë në amputim.
Rrezik ekstrem i problemeve kardiovaskulare
I ftohti nxit edhe rëndimin e sëmundjeve paraekzistuese (sidomos kardiake dhe respiratore). Për të përballuar të ftohtin ekstrem, trupi duhet të punojë shumë. Kështu gjaku mbahet më shumë në qendër të trupit, gjë që çon në rritjen e punës kardiake. Rreziku i sulmit në zemër rritet.
Përgatiti: Blerta Brati - Zv/ Drejtor teknik ISHP
/Motilokal.com
