Mjegulla e dendur zvogëlon dukshmërinë në disa akse rrugore në Maqedoninë e Veriut

Mjegulla e dendur zvogëlon dukshmërinë në disa akse rrugore në Maqedoninë e Veriut

Mjegulla e dendur ka përfshirë disa pjesë të Maqedonisë duke vështirësuar qarkullimi rrugor për shkak të dukshmërisë së ulët.

Për këtë NP Rrugët e Maqedonisë përmes një komunikate njofton të gjithë ngasësit e veturave se ulja e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 40 deri në 50 metra ka në aksin rrugor Shkup – Tetovë – Gostivar dhe Tetovë – Jazhincë.

Ndërsa prej 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Veles -Katllanovë, prej 10 deri në 15 metra në aksin rrugor Tetovë – fshatin Gajre, deri 50 metra në aksin rrugor Sh. Nikollë – Kumanovë.

Ndërkaq prej 100 deri në 150 metra në akset rrugore Manastir – Prilep, M Brod – Kërçovë, Dibër – Strugë dhe Resnjë – Ohër.

“Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet rrjedhshëm nëpër disa vende të lagështa”, thuhet në njoftimin e NP Rrugët e Maqedonisë.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm në përshtatjen e shpejtësisë me kushtet e rrugëve./Motilokal.com