Policia e Kosovës apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull

Policia e Kosovës apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull

Gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbizotërojë mot me temperatura të ulëta dhe erëra të forta, ku për pasoj në lokacione që ka rrjedhje të ujit krijohen shtresa të akullit të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në ura, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë siç janë rrëzimi i shtyllave apo drunjve nga erërat e forta.

Policia e Kosovës përmes një komunikate apelon të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përdorin pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje.

/Motilokal.com