Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për t’u dokumentuar përgjatë sezonit dimëror.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar disa imazhe të fokusuara nga këto kamera në Parkun Kombëtar të Prespës.

“Kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke monitoruar rrëqebullin gjithashtu duke dokumentuar praninë e lartë të derrit të egër, dhelprës së kuqe, zardafit, ujkut, lepurit të egër si edhe të kaprollit”, shprehet AKZM.

Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.

Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona.
Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.
/Motilokal.com
