Ngrin liqeni i Pukës [Foto]

Ngrin liqeni i Pukës [Foto]

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë e gjithë Shqipërinë ditët e fundit, kanë bërë që sipërfaqja e liqenit të Pukës të ngrijë.

Bashkia e Pukës ka publikuar disa fotografi me pamje nga ky liqen, ndërsa u ka bërë apel banorëve të mos hipin mbi sipërfaqen e tij.

“Si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero liqeni ka ngrirë, ndaj  jeni të lutur të shmangni hipjen mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi është me mjaft rrezik sidomos për fëmijët”, thekson bashkia.

Ditët e para të shkurtit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, të shoqëruara me reshej dëbore dhe ngrica.

/Motilokal.com