Zhbllokohet rruga Junik për në bjeshkët Gjeravicës

Zhbllokohet rruga Junik për në bjeshkët Gjeravicës

Komuna e Junikut ka njoftuar se rruga e cila shpie nga Juniku për në bjeshkët e Gjeravicës është zhbllokuar sot dhe është e lirë për qarkullim.

Sipas njoftimit kjo ë zhbllokuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe turistëve që dëshirojnë të vizitojnë bjeshkët e Gjeravicës.

Lexo njoftimin e plotë: 

Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se rruga e cila shpie nga Juniku për në bjeshkët e Gjeravicës është zhbllokuar sot dhe është e lirë për qarkullim.

Ditë më parë kjo rrugë është bllokuar duke pamundësuar lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj të cilët në këto ditë vizitojnë bjeshkën e Gjeravices.

Inspektorati i komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë heqjen e barrikadave duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe turistëve që dëshirojnë të vizitojnë bjeshkët e Gjeravicës.

/Motilokal.com