Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2-vjeçar në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Sipas njoftimit të FSK-së ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë.
Siç thuhet në njoftim në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës 2-vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
“Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
/Motilokal.com
