SHBA ndan fond prej 74 milionë dollarësh për avancimin e sistemeve gjeotermale

SHBA ndan fond prej 74 milionë dollarësh për avancimin e sistemeve gjeotermale

Gjithsej 74 milionë dollarë do të ndahen për shtatë pilot projekte për të testuar efikasitetin dhe shkallueshmërinë e sistemeve të përmirësuara gjeotermale (EGS), njoftoi të mërkurën Departamenti amerikan i Energjisë (DOE), raporton Anadolu.

Pilot-projektet do të vihen në përdorim të shkallëzimit EGS dhe energjisë gjeotermale të rinovueshme në mbi 65 milionë shtëpi amerikane.

Kjo është mundësia e parë e financimit të DOE-s për energjinë gjeotermale që nga lansimi i Enhanced Geothermal ShotTM, pjesë e Iniciativës për Energy EarthShots të DOE, e cila kërkon të ulë koston e energjisë gjeotermale me 90 për qind deri në vitin 2035.

Pilot-projektet do të përdorin teknologji inovative dhe një sërë teknikash zhvillimi për të shfrytëzuar burimet e nxehtësisë së tokës në mjedise të ndryshme gjeologjike.

Energjia gjeotermale prodhon aktualisht rreth 3.7 gigavat energji elektrike në SHBA, por një analizë e re tregon se mund të sigurojë 90 gigavat energji të qëndrueshme dhe fleksibël në rrjet deri në vitin 2050 si dhe të ofrojë zgjidhje për ngrohje dhe ftohje në mbarë vendin.

"Arritja e këtij qëllimi do ta bënte energjinë gjeotermale një opsion të pastër dhe me kosto efektive në të gjithë vendin, ndërsa do të nxiste përparimin drejt objektivave të presidentit Biden për energji elektrike 100 për qind të pastër pa ndotje karboni deri në vitin 2035 dhe zero emetime deri në vitin 2050", thuhet në deklaratë.

/Motilokal.com