Pse ulësja më e sigurt në aeroplan është ajo që askush nuk e dëshiron

Pse ulësja më e sigurt në aeroplan është ajo që askush nuk e dëshiron

Kur rezervoni një fluturim, mendoni ndonjëherë se cila ndenjëse do t'ju mbrojë më shumë në rast urgjence? Me siguri jo. Shumica e njerëzve rezervojnë ulëse për rehati ndërsa ata që fluturojnë shpesh mund të rezervojnë vendin e tyre sa më afër që të jetë e mundur në pjesën e përparme, në mënyrë që të zbresin më shpejt.

Vendet e mesme në rreshtin e fundit janë statistikisht më të sigurtat në një aeroplan. Duhet te dini se udhëtimi ajror është mënyra më e sigurt e transportit. Në vitin 2019, pati më pak se 70 milionë fluturime globalisht, me vetëm 287 viktima. Sipas analizës së të dhënave të regjistrimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, gjasat për të vdekur në një aeroplan janë rreth 1 në 205,552, krahasuar me 1 në 102 në një makinë.

Vlen të kujtohet se aksidentet nga natyra e tyre nuk janë në përputhje me standardet. Në rrëzimin e United Flight 232 të vitit 1989 në Sioux City, Iowa, 184 nga 269 personat në bord i mbijetuan aksidentit. Shumica e të mbijetuarve ishin ulur prapa klasit të parë, drejt pjesës së përparme të aeroplanit.

Një hulumtim i TIME që shikoi aksidentet e aeroplanëve përgjatë 35 vjetëve gjeti se ulëset e mesit në fund të një aeroplani kanë shkallën më të ulët të rrezikut për vdekje: 28% krahasuar me 44% me ato që janë në mes të aeroplanit.

Kjo ka logjikë. Duke u ulur afër daljes do t’u japë dalje të shpejtë në rast emergjence, në rast se nuk ka zjarr. Por krahët e aeroplanit kanë karburant, kështu që kjo diskualifikon rreshtat në mes si opsioni më i sigurt.

Në të njëjtën kohë, të jesh nga fillimi i aeroplanit po ashtu nënkupton se do të ndikohesh para atyre që janë në fund, kështu që mbetet rreshti nga fundi. Ndërsa, pse ulëset në mes janë më të sigurta se ato nga dritarja, është sepse keni njerëz nga të dyja anët e juaja.

Aeroplanët janë projektuar të jenë shumë të fortë në situata emergjente. Në fakt, arsyeja kryesore që ekuipazhi i kabinës na kujton të mbajmë rripat e sigurimit nuk është për shkak të rrezikut të përplasjes, por për shkak të "turbulencës së pastër të ajrit" që mund të përjetohet në çdo kohë në lartësi të mëdha. Është ky fenomen i motit që mund të shkaktojë dëmin më të madh tek pasagjerët dhe aeroplanët.

Prodhuesit po projektojnë aeroplan të rinj me më shumë materiale të afta për të përballuar stresin gjatë fluturimit. Në këto modele, krahët nuk janë të ngurtë dhe mund të përkulen për të thithur ngarkesën ekstreme për të parandaluar dështimin strukturor. Aeroplanët më të mëdhenj do të kenë më shumë material strukturor dhe për këtë arsye më shumë forcë për t'i bërë ballë presionit në lartësi. Kjo do të thotë se ata mund të ofrojnë një mbrojtje shtesë në rast urgjence.

/CNN/Motilokal.com