Mali i Korabit, mrekullia e maleve shqiptare [Foto]

Mali i Korabit, mrekullia e maleve shqiptare [Foto]

Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore. Vargmali i Korabit shtrihet në mbi 40 kilometra në drejtim veri-jug midis Drinit të Zi në perëndim dhe lumit Radika në lindje.  Ndodhet rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, dhe në jugperëndim të Maleve të Sharrit.

Mali i Korabit është një vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e saj e cila ka lartësinë 2764 metra.

Korabi është një masivi shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqeror të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuara rëndë prej gipsi të Triasikut Permian.

Në anën perëndimore, mali bie pjerrtas mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga shkëmbinj të shkrifët. Një lloj maje e dytë, ajo e Korab II 2756 metra është rreth 150 m në veriperëndim të majës kryesore brenda territorit shqiptar. Në të njëjtën kreshtë ndodhen dy maja të tjera që ngrihen mbi 2700 metra të tilla si Shullani i Radomires (2700 m) dhe Korab III.

Maja të tjera janë: Maja e Portës së Korabit 2727 metra lartësi mbi detare, Maja e Moravës me 2718 metra. Juglindja, që shtrihet nëpër disa masive shkëmbore të thyera të ndërthurura me livadhe deri në majë, arrihet shumë thjesht, dhe herë pas here edhe nga barinjtë me tufat e tyre të deleve.

Korabi është njëkohësisht edhe mali më i vjetër në rajonin tonë, pasi është i pari mal që ka dalë mbi detin e asaj kohe.

Mali dhe vargmali i Korabit përbëjnë së bashku me malin e Korintikut (Kukës) Parkun Natyror “Korab-Korintik”, kategoria e IV e IUCN.

Ngjitja e majave është sfidë për shumë njerëz, ndërsa vetë Korabi e bën çdo sfidë në këtë drejtim, më të lehtën e mundshme, gjithashtu edhe më tërheqësen.

Mali i Korabit konsiderohet si një nga bukuritë e rralla natyrore që karakterizon malet shqiptare dhe duhet që patjetër të vizitohet që të mund të shikohen vlerat natyrore që posedon ky mal.

Fotot janë marrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

/Motilokal.com