Shqipëria zgjohet nga lëkundjet e tokës

Shqipëria zgjohet nga lëkundjet e tokës

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti i parë është shënuar rreth orës 06:24 në jugperëndim të Konispolit me magnitudë 4.3.

Tërmeti i dytë u regjistruar rreth orës 07:51 në lindje të Bilishtit me magnitudë 3.3. Ndërsa tërmeti i tretë u shënua në Gosë të Tiranës me magnitudë 3.4.

/Motilokal.com