Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat shënojnë rritje në Shqipëri

Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat shënojnë rritje në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashihet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të anticiklonit të Azoreve deri në Evropën qendrore. Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell.

Të martën pritet të jetë më ngrohtë në mesditë, kryesisht me kthjellime dhe diell.

E mërkura parashikohet me mot të kthjellët e me diell.

/Motilokal.com